KQZ miraton me debate vendimin për vulat rezervë
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar mbrëmjen e sotme vendimin për vulat rezervë, të cilat sipas këtij institucioni do të mund të përdoren gjatë zgjedhjeve të 8 majit. Sipas kreut të KQZ Arben Ristani vendimi i këtij institucioni nuk lejon bllokimin e procesit zgjedhor.
Ndërkohë që ky vendim i KQZ është kontestuar nga opozita e cila e ka cilësuar vendimin e paligjshëm.
Përfaqësuesit e mazhorancës argumetuan se ky vendim , ka për qëllim mos bllokimin e votimit , në momentin kur komisionerët largohen. Ndërsa ata të opozitës thanë se kjo është tejlalim kompetence, pasi kodi nuk e parashikon një veprim të tillë.
Përfaqësuesi i PS Genci Gjoncaj ka theksuar faktin se një vendim I tillë do të keqpërdoret. “Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është i autorizuar për për vula shtesë, ndaj vendimi i KQZ përbën tejkalim kompetencash. Vulat shtesë do keqpërdoren, pasi do bëjë të mundur që të shpallen fitues kandidatët që dëshironi ju. Ky është vendim I paligjshëm”,- ka nënvizuar Gjoncaj.
(e.m/BalkanWeb)