E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB arreston policin, mori rryshfet

TIRANË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar mbrëmjen e sotme punonjësin e policisë Fatmir Allmeta.

Ndërkohë që mësohet se ai ishte punonjës i policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë.

Policia bën me dije se mbi Allmetën rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe e shpërdorimit të detyrës. Punonjësi i policisë u kap në flagrancë me një shumë prej 10 000 lekësh të reja me synimin për të përfituar këtë shumë parash, në këmbim të nxjerjes në kohë të shpejtë të kartës së identitetit.

Ndërkohë policia njofton se materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›