E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Stano Shqiperia te heqe dore nga retorika politike

Bruksel Flet zedhenesi i komisionerit te Zgjerimit Stefan Fule

Ne nje interviste per Top Channel zedhenesi i komisionerit Fule Peter Stano thekson se me gjithe perparimet qe u bene pas marreveshjes politike te vjeshtes kerkohen rezultate konkrete ne permbushjen e kritereve. elesi ndaj kesaj pyetjeje qendron te 12 prioritetet kyce. Dhenia e rezultateve ne keto 12 prioritete kyce do ta sjelle Shqiperine me afer vendeve anetare nese ato shohin se keto prioritete kyce jane permbushur dhe nese komisioni propozon nje vleresim pozitiv duke rekomanduar statusin kandidat per te cilin me pas vendosin vendet anetare dhe nese shohin se ka nje progres te mjaftueshem sipas rezultateve atehere mund te kete edhe rekomandim per celjen e negociatave. Por duhet ti marrim gjerat me radhe. Pike se pari fokusi duhet te jete te rezultatet ne keto 12 prioritete me pas duhet pritur per raportin e progresit ne tetor e pasi te vleresojme progresin e arritur apo nivelin se deri ku i ka permbushur Shqiperia 12 prioritetet komisioni do te hartoje rekomandimin mbi te cilin do te vendosin vendet anetare tha Stano. Sipas tij Shqiperia ndodhet ende ne fazen e pare e cila eshte dhenia e rezultateve ne 12 prioritete dhe puna qe duhet bere per te mundesuar marrjen e rekomandimit nga KE-ja per statusin kandidat. Ne nuk po e ndajme dhe as copetojme procesin i cili eshte i percaktuar qarte i hapur dhe transparent. Dhe vetem pasi te shohim se ka rezultate se ato jane te prekshme dhe te qendrueshme pasi te shohim se axhenda europiane eshte me te vertete nje axhende nderpartiake dhe me te vertete mbarekombetare atehere me kenaqesi do te mund te vleresonim se Shqiperia dha rezultat dhe mund te rekomandojme qe te kaloje ne fazen tjeter thekson Stano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›