E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fusnota ul se bashku Serbine dhe Kosoven ne nje tryeze ne Tirane

Turqia dhe Beogradi ndryshojne rezoluten finale te Konferences

Serbia dhe Kosova ulen ne nje tavoline te perbashket per proceset e integrimit ne BE. Per here te pare dy shtetet jane ulur ne nje tryeze ne Konferencen e Gjashte te Komisioneve Parlamentare te Integrimit Europian te shteteve pjesemarrese ne procesin e stabilizim-asocimit COSAP. Nder shtetet pjesemarrese ishin Shqiperia Turqia Mali i Zi Kosova Serbia Maqedonia Bosnje-Hercegovina dhe nga Kroacia. Nga Kosova ishte i pranishem zv.kryetari i Parlamentit Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-se kryetar i Komisionit te Integrimit Lutfi Haziri. Ndersa nga Serbia te pranishem ishin kryetari i Komisionit Parlamentar te Integrimit Laslo Varga dhe zv.kryetarja e Parlamentit serb deputetja e DS-se Gordana omic. Nenshkrimi i koheve te fundit te marreveshjes te cilesuar si fusnota duket se ka bindur se fundmi Serbine te mos i shmange takimet rajonale ku e pranishme eshte edhe Kosova. Shume pozitive dhe shume e mire eshte se sot se bashku jemi te ulur te gjithe nga Ballkani dhe ne vecanti dy delegacionet ai i Republikes se Kosoves dhe i Republikes se Serbise duke pasur parasysh dhe ate fusnoten e vendosur per arsye qe dihen dhe duke shpresuar qe se bashku do ta kapercejme edhe kete sfide te cilen detyrimisht mbi bazen e marreveshjeve jemi te detyruar qe ta realizojme tha nenkryetari i Kuvendit te Kosoves Haliti. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne fjalen e saj tha se shpreson ne ndihmen e Kroacise per procesin e integrimit ne BE. Une jam e kenaqur qe gjate kesaj periudhe te fundit kemi pasur dy ngjarje te rendesishme qe ishte anetaresimi i Shqiperise ne NATO pastaj liberalizimi i vizave por sic thone edhe italianet Nuk ka dy pa te trete ne kete kuptim une uroj qe po ashtu si ne shume vende te tjera qe kane bere progres Shqiperia se shpejti do te mund te marre statusin e vendit kandidat tha ajo. Nder fjalimet me pikante ne kete panel ishte edhe ajo e deputetes serbe Gordana omic. Arsyeja e pengimit te procesit te reformave jane partite politike. Ndaj duhet te realizohet reforma dhe duhet te kryhet mbi partite politike. Nese ne ndodhemi ne nje anije dy njerez zihen se kush do te jete kapiteni per te marre timonin por ne na intereson te mberrijme ne destinacion tha deputetja serbe. Por edhe pse paneli beri thirrje per bashkepunim nderrajonal miratimi i rezolutes finale duket se ka hasur pengese. E para kishte te bente ndoshta me nje kerkese te Serbise per mosperfshirje te shteteve ne kete deklarate duke synuar keshtu lenien jashte te emrit te shtetit te Kosoves. Per hir te konsensusit mes vendeve anetareve kjo eshte pranuar. Ndersa perplasja tjeter ka qene ne lidhje me kerkesen e perfaqesuesit te Parlamentit turk Mehmet Tekelioglu i cili propozoi te vendosej ne rezolute thirrja ndaj BE-se qe te mos vepronte ne dy lloj standardesh apo kriteresh ne krahasim me vendet e tjera te Ballkanit. Por kjo mesohet se nuk eshte pranuar pasi vete Turqia eshte ne statusin e vezhgueses dhe jo anetare e COSAP. Ndersa vete deklarata paraprake eshte ndryshuar ne finalen e saj pas disa konsultave mes eksperteve. Ne fund kryetari i Komisionit te Integrimit deputeti i PS-se Ditmir Bushati hodhi per votim rezoluten finale dhe ajo u miratua ne fund pa asnje kontestim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›