Lirohet avokati që kërcënoi gjyqtarin e Durrësit

Avokati u prangon në sallën e gjyqit, ndërsa gjykata vendosi sot masën e “detyrim me paraqitje” për një muaj.
Prokurori i çështjes Arjan Ndoja tha para gjykatës se bëhet fjalë për një telefonatë që gjyqtari ka marrë mbrëmjen e datës 10 shtator me përmbajtje kërcënuese, ndërsa pas verifikimit të numrit të panjohur nga kompanitë celulare, rezultoi se numri ka qenë i shtetasit Vangjel Muzina, me profesion avokat.
Prokurori Ndoja ka kërkuar si masë sigurie për avokatin burgim për 30 ditë derisa të sqarohet shkaku se përse është bërë kjo telefonatë. /Start/
2011-09-28 12:28