BE: Stop drogës nga Ballkani

Bashkimi Evropian synon të paralizojë tregtinë ndërkombëtare të drogës, veçanërisht rrugët kryesore të futjes së drogës në Evropë. Gjermania do të kujdeset kryesisht për të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit” dhe do të luftojë trafikun e heroinës nga Afganistani.
Franca ka marrë përsipër të angazhohet për kapjen e kokainës në jug, sidomos në Afrikën Perëndimore. “Pakti kundër tregtisë ndërkombëtare të drogës, parashikon krijimin e grupeve të përziera të hetimit me punonjës nga dhjetë shtete” bëri të ditur, ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere pas konferencës së ministrave të Brendshëm të BE-së të zhvilluar në Luksemburg.
Politika e BE-së do të fokusohet tashmë tek konfiskimi i aseteve të mafias së drogës, pasi kapja e bosëve të drogës është shpesh shumë e vështirë.
Adela Zeza