BE: Te realizohen standardet
Rozeta Rapushi
Bashkimi Evropian hap driten jeshile per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franco Fratini, do te vizitoje neser kryeqytetin, posacerisht per te nisur dialogun me autoritetet shqiptare per udhetime pa vize ne vendet e BE. Por, nga ana tjeter, politika shqiptare mori dje kritikat e radhes nga nderkombetaret per realizimin e reformave. Ambasadori i KE-se, Helmut Lohan, kerkoi zgjidhje ne menyre te vecante per reformen zgjedhore dhe beri te ditur se duhen arritur standardet qe jane kerkuar.
Vizat
Neser celet zyrtarisht dialogu mes BE dhe Shqiperise per te mundesuar qe edhe shqiptaret te levizin lirisht pa viza ne vendet e BE-se. Dialogu do te zhvillohet mes zv/presidentit te KE-se Fratini dhe Kryeministrit Sali Berisha. Kete e ka bere te ditur dje, ne nje konference per mediat, ambasadori i Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan. Fratini do t'u beje te qarte autoriteteve shqiptare se cfare masash duhet te marrin, ne menyre qe edhe shqiptaret te udhetojne lirisht. Ne prag te vizites se tij, Fratini u shpreh dje se mesazhi i tij per liberalizimin e vizave me Shqiperine do te jete i forte dhe pozitiv. "Vij personalisht ne Tirane per t'u sjelle qytetareve shqiptare nje mesazh politik te forte e pozitiv nga Bashkimi Evropian, duke nisur dialogun per liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe vendit te tyre", tha ai. Sipas Fratinit, dialogu me autoritetet shqiptare do te nxise levizjen e njerezve mes vendeve te Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor, si nje element kyc drejt nje bashkepunimi me te ngushte me vendet e rajonit. Zv/presidenti i KE-se nuk harroi te theksoje se hapat qe do te behen nga Shqiperia per arritjen e levizjes se lire do te monitorohen nga afer. Nderkohe qe, Lohan ka bere prezent dhe ceshtjet qe do te merren parasysh ne bisedimet per liberalizimin e vizave. "Kater jane ceshtjet: dokumentet e identifikimit, emigracioni ilegal, rendi e qetesia dhe marredheniet me jashte. Koha kur do te arrije liberalizimi i vizave varet nga progresi i secilit vend ne realizimin e kushteve te vena", tha Lohan. Duke nenvizuar se, pasi te jene plotesuar kushtet, Komisioni do te beje propozimin per heqjen e vizave. Regjimi i lehtesimit te vizave nisi per vendin tone qe me 1 janar te ketij viti, ku u percaktuan lehtesira per viza per studentet, sportistet, njerezit e kultures, gazetaret, ata qe vizitojne pjesetaret e familjes qe jetojne ne Bashkimin Evropian, njerezit qe kane nevoje per trajtim mjekesor, operatoret ekonomike, qe punojne me kompanite e Bashkimit Evropian etj.
Reformat
Shqiperia duhet te punoje per realizimin e standardeve nderkombetare per zgjedhjet. Sinjali u dha dje nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. Ne mes te lemshit qe gjendet politika shqiptare, ambasadori Lohan u beri dje thirrje partive politike qe ta gjejne vete zgjidhjen e sistemit zgjedhor, mos presin nga nderkombetaret. "Vendimi u takon politikaneve shqiptare per te perzgjedhur sistemin. Bashkimi Evropian nuk ben propozime per kete ceshtje", tha Lohan. Me gjithe ngecjen ne kete ceshtje, ambasadori u shpreh optimist se forcat politike do te arrijne te gjejne ne kohe nje marreveshje per reformen zgjedhore. Duke u ndalur ne dokumentin per Shqiperine, Lohan vuri ne dukje se ka ende pune per t'u bere, si forcimi i shtetit ligjor, lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe zhvillimi i metejshem i reformave. Lohan nuk la pa permendur dhe arritjen e politikes ne reformen e gjyqesorit, si dhe inkurajoi me shume konsensusin ne ate zgjedhore.
10
dite kohe u kane mbetur forcave politike per te gjetur nje konsensus per reformen zgjedhore. Nga shtyrja me e fundit qe i eshte bere afatit te punes se komisionit per reformen zgjedhore, na ndajne 10 dite. Sipas vendimit, brenda 15 marsit, forcat politike duhet te kishin nje projekt per permiresimin e Kodit Zgjedhor.
7
mars nis dialogu mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise per liberalizimin e vizave. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Franco Fratini, do te vije ne Tirane per te nisur dialogun me palen shqiptare, Kryeministrin Sali Berisha. Ne takim do te diskutohen kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje per te hyre pa viza ne vendet e BE-se.