Topi, sot takime ne Rreshen
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te zhvilloje sot takime me funksionare te pushtetit lokal ne Rreshen. Ne oret e para te mengjesit, kreu i shtetit do te takoje kryetarin e bashkise dhe pushtetare vendore, ku do te njihet me problemet dhe zhvillimin e zones. Vizita e Topit do te vijoje ne Katedralen e Rreshenit, me takimin e Monsinjor Cristoforo Palmieri, si dhe ne shkollen e formimit profesional. Takimet e Presidentit do te vijojne me intelektuale te zones, grupet e interesit, si dhe biznesmene te ndryshem. Vizita e kreut te shtetit eshte ne kuader te takimeve te shpeshta te tij ne zona te ndryshme te vendit. Vetem dy dite me pare, Presidenti Topi zhvilloi takime ne komunen e Dajtit.