Studentet, shtese bursash
Komisioni Evropian rrit numrin e bursave per studentet e vendeve te Ballkanit. Lajmi u be i ditur dje nga ambasadori i KE-se, Helmut Lohan, i cili tha se do te kete nje numer me te larte te bursave per studentet e vendeve te Ballkanit. Pa dhene shifra konkrete, Lohan e prezantoi si nje nisme me shume te Komisionit Evropian, qe kerkon te kontribuoje me shume ne kete aspekt. Nga nje janari i ketij viti, studentet si dhe nje kategori e caktuar personash si futbolliste, njerez te artit, apo te biznesit, kane perfituar lehtesime per levizjen e tyre ne vendet e Bashkimit Evropian. Lehtesimi i vizave si dhe reduktimi i cmimeve erdhi si pasoje e hyrjes ne fuqi te marreveshjes per lehtesimin e vizave mes BE dhe Shqiperise. Dialogu qe do te zhvillohet neser, do te jete ne vijim te kesaj marreveshjeje.