E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: PS-LSI, debat taktik

Oli Xhilaga
Debatet e ashpra brenda kampit te majte jane levizje taktike, te lidhura ngushtesisht me reformen zgjedhore. Madje, ne gjykimin e socialisteve, perplasjet PS-LSI kane si stacion te fundit vetem bashkimin. Nje vleresim i tille u be nga nje prej eksponenteve kryesore te kupoles roze, Pandeli Majko. "Duhet dalluar ajo qe eshte taktike nga ajo qe eshte strategji ne diskutimet aktuale. Kete e shikoj me shume si nje taktike, e cila ne thelb ka te beje me diskutimin per ceshtjen e reformes zgjedhore", u shpreh Majko. Nderkohe qe, LSI-ja, nga ana e saj, shprehet e vendosur per krijimin e koalicionit te ri, me qellim ndreqjen e te gjitha ekuilibrave te prishura nga lidershipi i selise roze.
Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko komentoi lidhur me konfliktin e hapur se fundmi brenda gjirit te majte. "Sado te kete debate brenda se majtes, dihet qe ne pushtet do te vije e majta se bashku. Kjo ndodh edhe tek e djathta, e cila per momentin eshte duke u shfaqur deri-diku me e balancuar brenda vetes. Ndoshta edhe sepse edhe shijet e qeverisjes i mbajne me te lidhur me njeri-tjetrin", u shpreh Majko, gjate fjales se tij. Njekohesisht, duke i meshuar me force idese se tij per fatin e te majtes, Majko vuri ne dukje se "per mua, ne cdo rast stacioni i fundit per te majten do te jete i perbashket. Pra, nese do te dalim ne opozite, do te dalim ne opozite se bashku, sic dolem ne 2005 dhe nese do te vijme ne pushtet, apo nese do te qeverisim vendin me voten qe do na besojne njerezit, do ta qeverisim perseri se bashku". Por, nga ana tjeter, socialisti Majko i perkufizoi te gjitha debatet dhe perplasjet brenda kampit opozitar si levizje taktike me ne thelb reformen zgjedhore. "Kam pershtypjen se duhet dalluar ajo qe eshte taktike nga ajo qe eshte strategji ne diskutimet aktuale. Une kete e shikoj me shume si nje taktike, e cila ne thelb ka te beje me diskutimin per ceshtjen e reformes zgjedhore", vuri ne dukje Majko. Gjithashtu, ndalur ne reformen zgjedhore, Majko deklaroi se ndryshimi i sistemit zgjedhor eshte i domosdoshem per shkak te cilesise politike qe konstatohet ne parlament, por, meqe debati eshte i hapur, eshte ende heret per te dale me nje konkluzion se cili model zgjedhor do te zgjidhet. Duke paralajmeruar se socialistet pritet te jene te hapur ne lidhje me ceshtjen e modelit te sistemit zgjedhor proporcional, i cili mund te jete i paster, por dhe rajonal, per te cilin jane shprehur kohet e fundit. Por qe jane kundershtuar fort nga partite e vogla, te majta dhe te djathta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›