Berisha pergatit ristrukturimin
Kreu i partise me te madhe ne mazhorances, Sali Berisha, ka mbledhur dje ne seline e PD perfaqesuesit e qarqeve kryesore te vendit, te ndare ne 22 grupe veprimi per ristrukturimin e partise. Ne mbeshtetje dhe te vendimit te Kryesise se PD, per te arritur pergatitjen e tere bazes se kesaj partie per fushaten elektorale te veres se vitit 2009, kreu demokrat ka percaktuar dhe piketat, neper te cilat do te kaloje ky ristrukturim dhe kjo pergatitje. Deputetet, si dhe anetaret e kryesise qe jane dhe ne krye te ketyre grupeve, qe perbejne dhe berthamen e tere levizjes se riperteritjes ne keto muaj percaktues per rivitalizimin e kesaj partie, kane marre detyrat dhe pritet te startojne shume shpejt ne baze. Mesohet se nuk ka pasur asnje debat per reformen zgjedhore, vetem eshte diskutuar forcimi i koalicionit qeverises edhe ne baze.
F.M