E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Si do jene tabelat ne rruge

Qeveria miratoi dje edhe percaktimet e specifikimeve teknike te tabelave te emertimeve te parqeve, shesheve, bulevardeve e rrugeve dhe te numertimeve te ndertesave. Keshtu projektvendimi ka si qellim te percaktoje formen, permasat, materialin, llojin dhe formatin e shkrimit te tabelave per emertimin e nje parku, sheshi, bulevardi, rruge ose rrugice, si dhe tabelave per numertimin e ndertesave, hyrjeve dhe apartamenteve. Keshtu ne draft theksohet se materiali i tabelave per emertimin e parqeve, shesheve dhe bulevardeve mund te jete mermer ose granit, i ndryshem nga ai qe do te perdoret per rruget dhe rrugicat. Materiali i tabelave per emertimin e rrugeve dhe rrugicave eshte alumin me siperfaqe te shndritshme. Ky material mundeson leximin e qarte te informacionit diten dhe naten dhe ne kushtet e pamjes se kufizuar. Nga ana tjeter permasat e parashikuara te tabelave lejojne lexueshmeri te qarte ne distance dhe ne levizje.
F.M

Ndoka: Pozitive
Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, vetem pak ore pas nismes se Kryeministrit Berisha per heqjen e licencimit si atribut i ministrive perkatese te linjes dhe kalimin ne nje dore, e ka cilesuar si shume pozitive. "Eshte nje levizje shume pozitive kjo. Ministria do te percaktoje vetem kriteret per licencimin. Kjo do te lehtesonte ne maksimum procedurat e licencimit, por do te lehtesonte dhe dikasteret nga nje barre e tille", ka qene deklarata e djeshme e ministrit Ndoka. Per te, aplikimi i nje ligji te tille do te sjelle dhe shkurtimin e procedurave, kohes per marrjen e nje licence dhe do te shmangte korruptimin.

Malaj: Duhej bere me pare
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, vleresoi se qeveria "Berisha" duhej te ndermerrte qe heret vendimin per ngritjen e nje agjencie, lidhur me dhenien e licencave per biznesin, pasi nje reforme e tille ka 3 vjet qe po zvarritet. Sipas tij, qe ne vitin 2004 ka qene gati nje reforme e tille, ku eshte punuar me organizatat nderkombetare te specializuara. Deputeti socialist, Malaj, theksoi se ngritja e nje zyre te tille do te reduktonte barrierat dhe do te mundesonte lehtesimin ne marrjen e ketyre licencave. Por, megjithate Malaj vuri ne dukje dhe nje tjeter fakt, e pikerisht fazen ne te cilen ndodhet pergatitja ne menyre institucionale per ngritjen e kesaj zyre, trajnimi i administrates se saj. E sipas tij, nese ende nuk eshte bere asgje konkrete mbi keto ceshtje, atehere kjo thjesht nje premtim i radhes i Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›