BE: Të rikthehet debati për zgjedhjet
Bashkimi Evropian u ka bërë
thirrje forcave politike sh
qiptare që të zgjidhin mosmarrëveshjet
nëpërmjet dialogut
dhe konsensusit politik, ndërkohë
që ka kërkuar që përbërja e komisioneve
zgjedhore të zgjidhet pas
një debati të hapur mes të gjitha
partive politike. Qëllimi duhet të
jetë që zgjedhjet parlamentare të
vitit 2009 të jenë të pakontestueshme
nga askush. Tri ditë pas
nisjes së grevës së urisë së 11 deputetëve,
nga Brukseli është
prononcuar zëdhënësja e Komisionit
Evropian, Kristin Hohman.
Ajo theksoi qëndrimin e komisionit
se "Kodi i ri Zgjedhor duhet të jetë
gjithëpërfshirës dhe se përbërjet
e komisioneve zgjedhore duhen të
miratohen pas një debati të hapur
mes të gjitha partive politike, në
mënyrë që zgjedhjet e vitit 2009 të
mos kontestohen nga askush".
Ndërkaq, e pyetur se si vlerësohet
klima aktuale politike në Shqipëri,
Hohman u përgjigj: "Ju e mbani
mend se Komisioni Evropian ka
mirëpritur klimën e dialogut midis
partive kryesore politike, që çoi në
miratimin e një sistemi të ri zgjedhor
në Shqipëri. Dhe ne presim miratimin
e këtij Kodi Zgjedhor
gjithëpërfshirës dhe transparent,
që do të mundësojë zgjedhje të lira
dhe të ndershme. Është këndvështrimi
ynë që ky kod të miratohet
sa më shpejt të jetë e mundur
dhe që të mundësojë që procesi i
zgjedhjeve të zhvillohet në kushtet
e besimit në mes të gjitha partive
politike, në mënyrë që
zgjedhjet por edhe rezultati i
zgjedhjeve të mos kontestohet".
Komisioni Evropian, edhe pse nuk
është shprehur direkt për grevën
e 11 deputetëve dhe as mbi detajet
teknike të Kodit Zgjedhor që
sollën në këtë situatë theksoi se
mesazhi i qartë synon vetëm
mbarëvajtjen e procesit madhor
të zgjedhjeve. "Ne nuk synojmë të
ndërhyjmë në bisedimet e
brendshme teknike që po zhvillohen
aktualisht në Parlamentin shqiptar
për sa i përket përbërjes së
komisioneve zgjedhore. Përbërjet
duhet të jenë subjekt i një debati
të hapur në Parlament midis të
gjitha partive politike. Dhe Parlamenti
është vendi i duhur për debatin
dhe për ushtrimin e influencës
demokratike", u shpreh zonja
Hohman. Zhvillimi i zgjedhjeve
të lira, të ndershme dhe sipas të
gjitha standardeve ndërkombëtare
në vitin 2009 u cilësua në
raport-progresin e fundit si një prej
kushteve kryesore që duhet të
plotësojë vendi për të dëshmuar
pjekurinë e klasës politike shqiptare
dhe vlerat e vërteta
demokratike. Ndërkaq, katër ambasadorë
të rëndësishëm të
vendeve të Bashkimit Evropian,
përkatësisht: kreu i Delegacionit të
BE-së në Tiranë, Helmut Lohan,
ambasadorja e Francës, Maryse
Daviet, ambasadori i Britanisë së
Madhe, Fraser Uilson dhe ambasadori
i Gjermanisë, Bernd Borshardt,
janë takuar dje me Kryetaren
e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ata biseduan për situatën aktuale,
duke kërkuar që të bëhet
gjithçka për të qetësuar gjendjen dhe
për t‘iu rikthyer dialogut politik.
thirrje forcave politike sh
qiptare që të zgjidhin mosmarrëveshjet
nëpërmjet dialogut
dhe konsensusit politik, ndërkohë
që ka kërkuar që përbërja e komisioneve
zgjedhore të zgjidhet pas
një debati të hapur mes të gjitha
partive politike. Qëllimi duhet të
jetë që zgjedhjet parlamentare të
vitit 2009 të jenë të pakontestueshme
nga askush. Tri ditë pas
nisjes së grevës së urisë së 11 deputetëve,
nga Brukseli është
prononcuar zëdhënësja e Komisionit
Evropian, Kristin Hohman.
Ajo theksoi qëndrimin e komisionit
se "Kodi i ri Zgjedhor duhet të jetë
gjithëpërfshirës dhe se përbërjet
e komisioneve zgjedhore duhen të
miratohen pas një debati të hapur
mes të gjitha partive politike, në
mënyrë që zgjedhjet e vitit 2009 të
mos kontestohen nga askush".
Ndërkaq, e pyetur se si vlerësohet
klima aktuale politike në Shqipëri,
Hohman u përgjigj: "Ju e mbani
mend se Komisioni Evropian ka
mirëpritur klimën e dialogut midis
partive kryesore politike, që çoi në
miratimin e një sistemi të ri zgjedhor
në Shqipëri. Dhe ne presim miratimin
e këtij Kodi Zgjedhor
gjithëpërfshirës dhe transparent,
që do të mundësojë zgjedhje të lira
dhe të ndershme. Është këndvështrimi
ynë që ky kod të miratohet
sa më shpejt të jetë e mundur
dhe që të mundësojë që procesi i
zgjedhjeve të zhvillohet në kushtet
e besimit në mes të gjitha partive
politike, në mënyrë që
zgjedhjet por edhe rezultati i
zgjedhjeve të mos kontestohet".
Komisioni Evropian, edhe pse nuk
është shprehur direkt për grevën
e 11 deputetëve dhe as mbi detajet
teknike të Kodit Zgjedhor që
sollën në këtë situatë theksoi se
mesazhi i qartë synon vetëm
mbarëvajtjen e procesit madhor
të zgjedhjeve. "Ne nuk synojmë të
ndërhyjmë në bisedimet e
brendshme teknike që po zhvillohen
aktualisht në Parlamentin shqiptar
për sa i përket përbërjes së
komisioneve zgjedhore. Përbërjet
duhet të jenë subjekt i një debati
të hapur në Parlament midis të
gjitha partive politike. Dhe Parlamenti
është vendi i duhur për debatin
dhe për ushtrimin e influencës
demokratike", u shpreh zonja
Hohman. Zhvillimi i zgjedhjeve
të lira, të ndershme dhe sipas të
gjitha standardeve ndërkombëtare
në vitin 2009 u cilësua në
raport-progresin e fundit si një prej
kushteve kryesore që duhet të
plotësojë vendi për të dëshmuar
pjekurinë e klasës politike shqiptare
dhe vlerat e vërteta
demokratike. Ndërkaq, katër ambasadorë
të rëndësishëm të
vendeve të Bashkimit Evropian,
përkatësisht: kreu i Delegacionit të
BE-së në Tiranë, Helmut Lohan,
ambasadorja e Francës, Maryse
Daviet, ambasadori i Britanisë së
Madhe, Fraser Uilson dhe ambasadori
i Gjermanisë, Bernd Borshardt,
janë takuar dje me Kryetaren
e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ata biseduan për situatën aktuale,
duke kërkuar që të bëhet
gjithçka për të qetësuar gjendjen dhe
për t‘iu rikthyer dialogut politik.