Braho: Kemi gati 20 mijë qytetarë para Parlamentit
Deputeti Spartak Braho
paralajmëron se nëse do
të ketë tentativë për nxjerrjen
me forcë të grevistëve, do t‘i
përballen me 20 mijë qytetarë. Në
një intervistë për "Shqip", ai insiston
se greva do të vijojë dhe nga
salla dalin vetëm të vdekur.
Zoti Braho, si po ecën greva?
A keni pasur shqetësime
me gjendjen shëndetësore?
Gjëra të përcipta. Ndonjë debulesë,
apo luhatje tensioni. Këto
janë të kuptueshme pas 48 orësh,
apo më shumë se kaq. Këto janë të
natyrshme, por nuk ka
shqetësime serioze.
A keni pasur kujdes
mjekësor dhe a ka ndryshuar
diçka për sa u takon kushteve?
Kam marrë serum, jo në kushtet
e emergjencës, por në kushtet
e insistimit të mjekëve.
A ka pasur komunikim me
faktorë jashtë Parlamentit,
politikanë apo diplomatë të
huaj, zoti Braho?
Personazhe politikë që po ndjekin
grevën dhe janë një numër i
madh përkrahësish të saj. Na kanë
çuar mijëra mesazhe që vijnë nga
struktura partiake, nga militantë
e njerëz dashamirës. Kishim një
entuziazëm të paparë veçanërisht
nga mesazhi i Dritëro Agollit. Për
sa i përket diplomacisë, direkt komunikim
me mua nuk kanë, por
me shokët e tjerë brenda grevës.
Jemi vënë në dijeni për dy mesazhe
të bëra nga Barrozo dhe Oli
Rehn, ku theksohet edhe një herë
se Kodi Elektoral duhet të jetë
pjesë e transparencës, dialogut
dhe përqasjes së të gjitha partive
politike që zgjedhjet të mos kontestohen.
Por kuptohet se deri tani
vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët.
Është e njëjta situatë kur po
shembej Partia e Punës.
Jeni vënë në dijeni të
takimit të zonjës Topalli me
katër ambasadorë dhe se
çfarë është diskutuar?
Jemi vënë në dijeni për një
takim informal, të cilin ajo kërkon
ta përdorë për të dezinformuar
opinionin. Nuk kemi informacione
të sakta se çfarë është biseduar
realisht atje, por pamë se ajo
shfrytëzoi ashtu siç është ajo,
një dhelpër.
U është bërë thirrje që të
largoheni nga salla e Kuvendit
për shkak se nesër do të
ketë seancë. Ju si do të veproni?
Greva nuk pushon. Ta harrojnë
ata se ne do të pushojmë grevën.
Kjo nuk është një kokëfortësi, por
ne vetëm të vdekur dalim nga salla.
Vetëm po kaluan mbi trupat
tanë do të bëjnë seancë nesër
(sot). Jemi përgatitur dhe skenari
që kanë përgatitur për të përdorur
policinë e Saliut dhe Ramës, do t‘i
vënë 20 mijë qytetarë të cilët do t‘i
kenë në kurriz nesër(sot).
paralajmëron se nëse do
të ketë tentativë për nxjerrjen
me forcë të grevistëve, do t‘i
përballen me 20 mijë qytetarë. Në
një intervistë për "Shqip", ai insiston
se greva do të vijojë dhe nga
salla dalin vetëm të vdekur.
Zoti Braho, si po ecën greva?
A keni pasur shqetësime
me gjendjen shëndetësore?
Gjëra të përcipta. Ndonjë debulesë,
apo luhatje tensioni. Këto
janë të kuptueshme pas 48 orësh,
apo më shumë se kaq. Këto janë të
natyrshme, por nuk ka
shqetësime serioze.
A keni pasur kujdes
mjekësor dhe a ka ndryshuar
diçka për sa u takon kushteve?
Kam marrë serum, jo në kushtet
e emergjencës, por në kushtet
e insistimit të mjekëve.
A ka pasur komunikim me
faktorë jashtë Parlamentit,
politikanë apo diplomatë të
huaj, zoti Braho?
Personazhe politikë që po ndjekin
grevën dhe janë një numër i
madh përkrahësish të saj. Na kanë
çuar mijëra mesazhe që vijnë nga
struktura partiake, nga militantë
e njerëz dashamirës. Kishim një
entuziazëm të paparë veçanërisht
nga mesazhi i Dritëro Agollit. Për
sa i përket diplomacisë, direkt komunikim
me mua nuk kanë, por
me shokët e tjerë brenda grevës.
Jemi vënë në dijeni për dy mesazhe
të bëra nga Barrozo dhe Oli
Rehn, ku theksohet edhe një herë
se Kodi Elektoral duhet të jetë
pjesë e transparencës, dialogut
dhe përqasjes së të gjitha partive
politike që zgjedhjet të mos kontestohen.
Por kuptohet se deri tani
vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët.
Është e njëjta situatë kur po
shembej Partia e Punës.
Jeni vënë në dijeni të
takimit të zonjës Topalli me
katër ambasadorë dhe se
çfarë është diskutuar?
Jemi vënë në dijeni për një
takim informal, të cilin ajo kërkon
ta përdorë për të dezinformuar
opinionin. Nuk kemi informacione
të sakta se çfarë është biseduar
realisht atje, por pamë se ajo
shfrytëzoi ashtu siç është ajo,
një dhelpër.
U është bërë thirrje që të
largoheni nga salla e Kuvendit
për shkak se nesër do të
ketë seancë. Ju si do të veproni?
Greva nuk pushon. Ta harrojnë
ata se ne do të pushojmë grevën.
Kjo nuk është një kokëfortësi, por
ne vetëm të vdekur dalim nga salla.
Vetëm po kaluan mbi trupat
tanë do të bëjnë seancë nesër
(sot). Jemi përgatitur dhe skenari
që kanë përgatitur për të përdorur
policinë e Saliut dhe Ramës, do t‘i
vënë 20 mijë qytetarë të cilët do t‘i
kenë në kurriz nesër(sot).