Dëmi nga shembja e pallatit llogaritet në 80 milionë lekë
Një komision i përbashkët i zyrës së emergjencave të prefekturës dhe administratës së Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës ka evidentuar dhe vlerësuar me 80 milion lekë dëmet materiale të shkaktuara gjatë tragjedisë së pallatit të shembur.
Familjet e prekura nga shembja e pallatit kanë humbur tashmë gjithçka, shtëpinë dhe orenditë, nga sendet e imta e deri tek arkivat e familjeve me foto e dokumente pronësie. Kovat e ekskavatorit dhe trupat e ushtrisë gjatë 24 orëve të fundit kanë mundur të shkatërrojnë 3 nga 5 katet e godinës dhe puna ka vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme. Komisioni i vlerësimit të dëmeve ka intervistuar një për një të gjithë familjarët dhe, pasi ka mbajtur shënim deklarimet e tyre, ka bërë një përllogaritje të përafërt të dëmit, që vlerësohet në total rreth 80 milionë lekë.
Tabelat me përllogaritjet e humbjeve për çdo familje janë përcjellë me urgjencë në Kryeministri dhe në Drejtorinë e Emergjencave Civile të Ministrisë së Brendshme. Prefekti Ksera tha se përllogaritjet nuk kanë përfunduar plotësisht, pasi në disa raste për apartamentet ka edhe pronarë edhe qiraxhinj të dëmtuar dhe vlera e dëmeve në këto raste do të do përllogaritet me një koeficient tjetër, për të përcaktuar realisht vlerën e dëmit, veç për pronarin dhe veç për familjet e qiraxhinjve. Ndërkaq, për llogaritjen përfundimtare pritet edhe shembja e pallatit nga mjetet e ushtrisë dhe pastrimi i territorit për të vlerësuar dëmet e disa pronarëve, veturat e të cilëve u mbuluan në parkim dhe garazh nga shembja e parë e pallatit.