BE: Të shmangen tensionet, palët t'iu kthehen bisedimeve
BRUKSEL-Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësi evropian në bisedimet midis dy palëve, Robert Kuper, po viziton Prishtinën, pas qëndrimit në Beograd.
“Kemi pasur tensione gjatë javëve të kaluara, ne duhet t’i shmangim ato. Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negocaiatve”, tha Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së.
“Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme”, u ka thënë Men mediave në Bruksel.
Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
(d.b/BalkanWeb)