BE: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi
BRUKSEL - Bashkimi Evropian e konsideron si shumë të rëndësishëm zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, në kuadër të dialogut ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton tha për Radion Evropa e Lirë se grupet implementuese janë duke punuar në vazhdimësi, duke qene se për BE-në, zbatimi i marrëveshjeve ka një rëndësi të madhe.
“Çdo marrëveshje duhet të zbatohet dhe kjo është çështje shumë e qartë në dialog. Për këtë arsye janë formuar edhe grupet për zbatim të cilat po punojnë në këtë drejtim”, -tha zëdhënësja Kocijançiç.
“Zbatimi i marrëveshjeve shqyrtohet rregullisht në çdo raund bisedimesh që ne organizojmë. Aty zakonisht bëhet një përditësim i asaj që është zbatuar nga marrëveshjet e arritura para se palët të vazhdojnë të diskutojnë për temat e tjera nën lehtësimin e Robert Cooper”,- tha në vijim Kocijançiç.
Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshjen për prezantimin rajonal të Kosovës me fusnotën që përmban Rezolutën 12 44 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me aktin e shpalljes së pavarësisë.
(er.nu/BalkanWeb)