E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika në PDIU, Tahiri: Muhedini shiti partinë, Indrizi, jo kryetar legjitim

TIRANË- Vazhdojnë përplasjet brenda partisë së komunitetit Cam PDIU. Deputeti i kësaj force politike Dashamir Tahiri, në një intervistë për mediat akuzoi presidentin e nderit Tahir Muhedini se ka shitur partinë.

Por kritikave të tij nuk i shpëton as deputeti tjetër dhe kryetari i partisë Shpëtim Idrizi. Sipas Tahirit ai nuk është zgjedhur me votat e partisë.
“Presidenti i nderit e ka shitur partinë dhe nuk do të merret më me politikë, por do t’i thosha që lekët që ka marrë nga shitja e partisë do të bënte mirë të blinte pronat e çamëve, se ashtu ka deklaruar një vit më parë”, tha Dashamir Tahiri, deputet i PDIU.

Por kritikave të tij nuk i shpëton as deputeti tjetër dhe kryetari i partisë Shpëtim Idrizi. Sipas Tahirit ai nuk është zgjedhur me votat e partisë.
“Debati brenda partisë sjell gjithmonë zhvillim, ne kërkojmë që të ketë gjithmonë transparencë, çdo gjë të flitet në tavolinë, të shikojmë njëri tjetrin në sy dhe të mos bëhen gjërat sipas dëshirës. Unë zotin Idrizi do ta për kryetar partie kur ta zgjedhi kongresi”, tha më tej Tahiri.

Debatet publike brenda kësaj partie dalluan, që pas emërzimit të dy zëvendësministrave, ku një pjesë e partisë PDIU, akuzoi kryetarin Idrizi, se nuk ka marrë pëlqimin e partisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›