E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, makina bie në humnerë, humb jetën foshnja 2 vjeç

KALIMASH- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 2-vjecari dhe plagosjen e dy prindërve të tij ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e vjetër për Kukës. 

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti me targa te Kukesit 38 92 A ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë për rreth 200 metra pjerrtësi. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka vdekur Emiljano Dema 2-vjec, ndërkohë që prindërit e tij Asllan dhe Hirushe Dema kanë mbetur të plagosur.

Bashkëshortët Dema janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ndërkohë mesohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera 3 aksidente në Fushë Krujë, 1 person vdes, 4 plagosen FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›