E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE projekt për promovimin e turizmit në Dardhë të Korçës

BRUKSEL - Delegacioni i Bashkimit Europian po promovon nëpërmjet një projekti turizmin në fshatin e Dardhës në Korçë dhe në tre fshatra në Maqedoni.

Këto fshatra janë përzgjedhur për karakteristikat e tyre te përbashkëta. Janë të gjitha fshatra malore, me lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, kanë potencial për forma të ndryshme të turizmit alternativ.

Gjithashtu, fshatrat e përzgjedhur në këtë paketë turistike janë të kërcënuar nga braktisja për shkak të të ardhurave të pakta financiare të banorëve. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›