E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, “burg pa afat” për grupin e trafikut të drogës

ELBASAN – “Burg pa afat” është masa e marrë ditën e sotme nga gjykata e shkalles së parë në Elbasan, ndaj 6 të arrestuarve të dyshuar si anëtarë të një grupi të trafikut të drogës.

Në bazë të provave të grumbulluara, trupi gjykues vendosi të lerë në burg shtetasit Konstadin Piku 56 vjeç, Arben Hysa (Haxhihysenaj) 43 vjeç, Altin Çaka 29 vjeç, Emiljano Ramazani 32 vjeç, Petrit Bekteshi 43 vjeç, si dhe Ilir Rrapi 38 vjeç.

Këta persona u arrestuan dy ditë më parë në Elbasan, në kuadër të operacionit Tabakane. Gjatë operacionit disa mujor policia sekuestroi qindra doza kokainë, heroinë dhe kanabis sativa.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›