E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Urgjente nevoja për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar lirinë e mediesNga Tema Këshilli i Ministrave të BE miraton një deklaratë, ku i kërkohet Shqipërisë që të punojë veçanërisht për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organ

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

BE: Urgjente nevoja për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar lirinë e mediesNga Tema

Këshilli i Ministrave të BE miraton një deklaratë, ku i kërkohet Shqipërisë që të punojë veçanërisht për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu u bëhet thirrje palëve politike për dialog

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ka kërkuar nga Shqipëria që të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në deklaratën e tyre pas takimit është theksuar nevoja e zbatimit të rekomandimit të ODIHR për problemet zgjedhore. Ministrat e Jashtëm të BE thonë se zgjedhjet plotësuan shumicën e standardeve ndërkombëtare, por ka probleme që duhen adresuar.

Një vend i posaçëm i është kushtuar në deklaratë dhe lirisë së medies.

“Këshilli mirëpret progresin e arritur në disa fusha, në veçanti në reformën elektorale dhe nisjen e mbarë të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit. Zgjedhjet parlamentare plotësuan shumë nga standardet ndërkombëtare, por disa probleme kanë ngelur dhe rekomandimet e ODIHR duhen ndjekur.

Forcimi i zbatimit të ligjit dhe veçanërisht lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe funksionimi normal i institucioneve të shtetit, veçanërisht pavarësia e gjyqësorit, mbeten sfida urgjente për Shqipërinë.

Kapacitetet administrative kërkojnë forcim të mëtejshëm, dhe pavarësia e administratës është e nevojshme.

Më shumë përpjekje duhen bërë për të përmirësuar kushtet e lirisë së medies.

Këshilli vëren se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kritereve të vendosura në kuadrin për liberalizimin e vizave. Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë rolin konstruktiv në stabilitetin e rajonit. BE bën gjithashtu thirrje ndaj partive politike të vijojnë në parlament dialogun konstruktiv politik”, - thuhet në deklaratën e Këshillit për Shqipërinë.

Gjithashtu në deklaratë flitet dhe për çështjen e aplikimit të Shqipërisë. Këshilli shprehet se do e rimarrë në shqyrtim aplikimin, pasi Komisioni të ketë përgatitur opinionin.

“Këshilli kujton se ka ftuar Komisionin në nëntor që të përgatisë opinionin për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi do të vlerësohet sipas principeve të përcaktuara në traktat dhe sipas kritereve të hartuara nga Këshilli Evropian i Kopenhagës në vitin 1993, si dhe në bazë të konkluzioneve të vitit 2006 të Këshillit Evropian në lidhje me konsensusin e rinovuar për zgjerimin. Këshilli bie dakord që të kthehet te kjo çështje, kur Komisioni të ketë paraqitur opinionin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›