E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, shantazh për të zbuluar 4 milionë eurot e mitingutNga Antena brenda familjesSandrit dje iu prish gjaku nga shifrat që opozita jepte për shpenzimet e mitingut. Bendi Klosi ia hoqi trurin fare, kur tha se vetëm për postera dhe billboard-e janë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, shantazh për të zbuluar 4 milionë eurot e mitingutNga Antena brenda familjes

Sandrit dje iu prish gjaku nga shifrat që opozita jepte për shpenzimet e mitingut. Bendi Klosi ia hoqi trurin fare, kur tha se vetëm për postera dhe billboard-e janë harxhuar 1,7 milionë euro. Ai vetë kishte informacion për 700 mijë euro, që i kishte marrë Flamuri. Filloi t’i llogariste dhe një herë me vëllanë e vet dhe nuk i dilnin më shumë se 200 mijë euro shpenzime.

- Kush t’i ketë marrë një milion e gjysmë euro nga këta shkërdhatat? - tha, dhe filloi të bërtiste si i marrë.

- Kush është ky Flamur mo, ky b…q… që bën dhe si deputet. ǒështë ky që i marrka këto pará dhe i ndaka me Visin. ǒështë ky Vis mo, ia q… robt, unë po bëhem tabelë qitje këtu, këta shkërdhata marrin paratë. Po unë i q… robt më të mirit, pa dalë kjo punë nuk zgjidhet.

Thirri Fevziun dhe iu lut të ulej me Klosin, të pinte një kafe dhe t’i jepte në konfidencë të dhënat se do t’i q… robt më të mirit që kishte marrë lekët. Fevziu bëri sikur nuk dëgjoi dhe, kur mbaroi Sandri, filloi një muhabet krejt tjetër.

- Ore, shumë skandal është kjo punë e opozitës, mo burrë. Foli dhe Olli Rehn qëparë. Tha: “Duhet gjetur një zgjidhje për Kuvendin.” Se është shumë skandal në fakt. Dhe ky Karl Bild nuk mbush mirë, ka për të na hapë telashe. Një herë që e kam takuar, akoma e kishte inat doktorin nga ‘97. I thashë unë, ka ndryshuar, po tundi kokën në mënyrë mosbesuese. Është shumë skandal, duhet gjet një njeri tamam në Bruksel, se ne kemi ca diplomatë idiotë më duket.

- O Fevzo, je në terezi ti apo jo? Këtu ka zhduk një njeri 1.5 milionë euro në sytë e doktorit për mitingun, se ç’qenka një Flamur dhe një Visi, që ua paska prerë faturat një tjetër me emrin Miri, ti më thua Karl Bildi. A, ti je k…, me kë merrem unë. Po më ikën truri, s’e ke idenë. Se mua më rrasën vetëm spotin. E ndryshuan si deshën dhe paratë i paskan marrë këta të tjerët. Le ky b…q … që paska sjellë fishekzjarrët. Ky është një nga këta legenët e Fatmir Mediut, se e mbaj mend unë, kur i dha licencën Fatmiri. Ai paska marrë 280 mijë euro për fishekzjarrë. ǒjanë këta b…q.. mo që vijnë me lugë në brez. Mua më q… nëna këtu duke mbështet doktorin. Dhe ai s’e rruan fare në fakt, po do t’i bie dhe atij me këtë rast, se e kemi tepruar. Ça t’i bëj se ka ikur jashtë sot, se s’rrija pa ia thënë dy fjalë.

- Hë mo Sandër, se e zgjidh o burrë, ç’merresh me këto punë, le të merret vëllai. Shiko këtë që them, se kjo ka shumë rëndësi. Duhet lobim i fortë, se ky Rama po fiton terren më duket me këta të huajt. Se fola dhe me një mikun tim në Spanjë, që punon në Kryeministri, dhe më tha: “Sa të marrim ne Presidencën e BE, do t’i kushtojmë rëndësi kërkesave të opozitës.”

- A ç’më çan trapin me gjithë opozitën, unë të them më ikën lekët, ti e ke mendjen tek ata k…. Se ç’më plas mua për ta, atë hall kam unë. Prit mo të marr një herë këtë Cecën, se kjo se ç’di ndonjë gjë andej.

- Alo, po hiqe moj këtë zile, se të ngatërrohet goja pastaj si atë ditë para gazetarëve, që në vend të thoshe, siç shihet, the siç q…et. Je bërë estradë në gjithë Shqipërinë, se po e shpërndajnë gjimnazistët me blututhë. Kështu është, kur e mban mendjen gjithë ditën tek ajo punë.

- E mo ti mjaft, se nuk desha. Pastaj ç’do bëj, kur m’i bini të gjitha gjërat gati, me se do merrem? Po vari trapin, hë përse more?

- Ore, si është kjo punë e shpenzimeve të mitingut, se më iku truri. Se ka ik dhe doktori, s’i kap telefoni tani, se është në avion, se mua më duket skandal kjo shifra që tha Klosi, dhe unë do ta jap, se nuk e toleroj këtë gjë.

- Po ku di unë, vari trapin, di unë sa janë prish. Po di që janë prish pará plot. Dhe me thasë ua kanë shpërndarë dhe atyre të rretheve. Po vari trapin, ne mirë kaluam. Na pagoi Flamuri një natë te “Living Room”. Vari trapin, mirë kaluam. Isha dhe me një shoqen time, ajo u bë tapë dhe sot më thoshte: “Kush ishte ai që shkova unë mbrëmë, se më duket se më kapi me zor?”

- A ti je rehat, përse flas unë, përse flet ti...

- E mo vari trapin, dhe ti mbete duke numëruar paratë. Shiko dhe pak qejfin mo burrë, se s’do t’i marrësh paratë me vete. Se, dhe kur ke marrë pará ti, këta çunat e PD nuk kanë ngrit zërin. Një herë ia pa dhia deles dhe u bë nami. Po delja që ia sheh përditë dhisë, që e mban bishtin përpjetë?

- Ah mirë motra, dhe shembujt që merr me kafshë, prapë seksin ke objekt. Gjeta dhe unë njeri me kë të flas. Nejse, ta dish se mos të merr doktori dhe të pyet ç’kishin lajmet, thuaj që Klani i ra kësaj punës së shpenzimeve të fushatës. Kështu më tha Sandri, thuaj, se s’e pashë. Po më mori mua ai, i them që s’e kemi dhënë, po është skandal në fakt. Se unë do ta sqaroj se s’bën këtë punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›