BE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, progres të rëndësishëm
BRUKSEL- Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian përshëndeti sot turin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë duke theksuar se ato përbëjnë një progres të rëndësishëm në rrugën e tranzicionit demokratik.
"Presidenca e Bashkimit Evropian shprehu kënaqësinë që zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe me një pjesëmarrje të gjërë nga të gjitha komunitetet e Kosovës'', theksoi presidenca e BE në një komunikatë.
"Kjo shënon një progres të rëndësishëm për vazhdimin e konsolidimit të një shoqërie demokratike dhe multietnike konform normave evropiane'', theksoi ajo.
Turi i dytë i zgjedhjeve lokale u zhvillua të dielën në Kosovë ndërsa turi i parë u zhvillua më 15 nëntor.
Këto ishin zgjedhjet e para lokale të organizuara nga autoritetet e Prishtinës që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.
Në turin e parë të zgjedhjeve u regjistrua një pjesëmarrje e konsiderueshme e serbëve, të cilët nuk i përfillën thirrjet për bojkot nga autoritetet e Beogradit.
(m.a/BalkanWeb)