E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Prizrenin, LDK e PDK pretendojnë fitore

PRIZREN- Beteja për Prizrenin ka acaruar jashtëzakonisht marrëdhëniet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Hashim Thacit.
Të dy partitë vazhdojnë të pretendojnë fitoren në Prizren, ndërkohë që ka një mosmarrëveshje mes vetë Komisionit Qendror në Prishtinë dhe Komisionit Komunal të Prizrenit.
Komisioni lokal i Prizrenit ka njoftuar se kandidati i LDK Hanefi Muharremi, ka fituar 8 vota më shumë se kandidati i PDK Ramadan Muja. Por Komsioni Qëndror Zgjedhor në Prishtinë ka akuzuar shefin ekzekutiv të KKZ së Prizrenit, Nysret Bytyçin, se po përpiqet të manipulojë rezultatin e shpallur nga KQZ -ja sipas të cilit Ramadan Muja kishte 42 vota më shumë se Hanefi Muharremi.
Tani dy partitë besojnë rezultatet respektive dhe pretendojnë fitoren. Dy partitë kanë depozituar dhe ankesa për parregullsi në Prizren dhe këto do shqyrtohen. Ky tension u vu re edhe pas zgjedhjeve të 15 nëntorit, kur u rrezikua koalicioni PDK-LDK në qeverinë kosovare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›