Federata Franceze, mbledhje për të shkarkuar Domenek
PARIS- Këshilli Drejtues i Federatës Franceze do të mblidhet më 18 dhjetor për të marrë një vendim nëse do të shkarkojë Rajmond Domenek apo jo. Ka qenë një prej anëtarëve të këtij Këshilli, Guy Chambily, ai që e ka kërkuar mbledhjen nëpërmjet një letre drejtuar presidentit të Federatës Zhan-Pier Eskalet. “I kërkova atij që të zëvendësojmë Domenek në mbledhjen e radhës, - tha Chambily. – Objektivi im është të shkarkojmë Domenek dhe të mbroj Eskalet, që është njeri shumë i mirë, por që është traumatizuar nga ajo çfarë po ndodh. E di se shumica e anëtarëve të Këshillit nuk e duan Domenek, por kam frikë vetëm se për arsye personale do të duan të mbajnë”. Në fakt, vetëm pak muaj më parë Domenek mori shumicën absolute të votave në Këshillin e Federatës, pavarësisht se kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta. Kritikat u rikthyen pas ndeshjes Francë-Irlandë, ku “Gjelat” e siguruan kualifikin vetëm pas një goli në minutën e 102-të, që erdhi pas kontrollit me dorë të Tieri Henri.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)