Papandreu njofton masa drastike, qytetarët të shqetësuar
ATHINE- Kanë reaguar menjëherë sindikatat e punonjësve në Greqi të cilët kanë planifikuar protesta amsive dhe greva kundër masave drastike të njoftuara nga kryeministri grek Jorgos Papandreu.
Papandreu bëri të qartë se vendi duhet të përgatitet për reduktime të ndjeshme të shpenzimeve publike duke thënë se të gjithë do ti ndjejnë këto masa.
Por grekët që kanë gati dy vjet që e kanë ndjerë krizën ekonomike kanë reaguar të irrituar. Lëvizja e punëtrëve komunistë PAME thotë se këto plane të Papandreut do të shkatërrojnë sigurimin social dhe të drejtat e punëtorëve, shëndetin dhe mirëqënien. Një grevë është thirrut të enjten nga kjo sindikatë.
Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për masat e qeverisë dhe dyshojnë nëse këto masa do ta bëjnë Greqinë të kthehet si më parë. megjithatë ka shumë qytetarë të tjerë që mendojnë se duhet një reformë radikale për të ndryshuar gjendjen aktuale pavarësisht sa të dhimbshme do të jenë këto ndryshime.
Edhe gazetat kanë qenë pak optimiste ndaj premtimeve të Papandreut. Ndërkohë tregjet e aksioneve ranë menjëherë duke reflektuar dhe shqetësimin për masat e njoftuara nga Papandreu.
Pavarësisht situatës së krijuar në Greqi, Bashkimi Europian ka reaguar përsëri dhe ka thënë se pret më shumë hapa konkret nga qeveria e Athinës. BE ka njoftuar se në janar qeveria e Athinës duhet të marrë masa konkrete për të reduktuar borxhin e madh të vendit.
Greqia ka një deficit buxhetor prej 12% ndërsa borxhet publike arrijnë në 121% të prodhimit të brendshëm.
(e.n/News24/BalkanWeb)