Ficxherald: Kosova ka shënuar progres në fushën e sigurisë
PRISHTINE- Zyrtari i NATO-s Ficxherald theksoi se në Kosovë tashmë ka përparime të mëdha në fushën e sigurisë, kështu që nga fillimi i vitit 2010 do të ketë shkurtime të trupave të KFOR-it.
Ai e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në Kosovë, ndërkaq ka përjashtuar çdo mundësi që ngritja e bazës ushtarake të Serbisë në afërsi të Bujanocit, të shihet si kërcënim për Kosovën.
NATO vlerëson në vazhdimësi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe mbi këtë bazë vendos për shkurtimin e trupave të KFOR-it, tha sot në Prishtinë, komandanti i forcave të përbashkëta në Napoli, admirali amerikan Mark Ficxherald.
Pas një takimi që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler, admirali Ficxherald tha se në Kosovë viti 2009 shënoi një vit të sfidës, por edhe të suksesit.
“NATO është deklaruar se nga janari do të fillojë shkurtimi i trupave deri në 10 mijë sa do të mbeten në Kosovë. Kjo nënkupton se disa baza do të mbyllen, si dhe të fillojë komandimi i këtyre trupave nga baza e KFOR-it në 'Film City', në Prishtinë”, tha Ficxherald.
Ngritjes së shkallës së sigurisë, sipas tij, i kanë kontribuar edhe mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë në fushën e sigurisë.
Kurse, shkurtimi i mëtejmë i trupave ushtarake, tha Ficxherlad, do të varet nga gjendja e sigurisë në terren dhe vlerësimet e Komandës së NATO-s, në Bruksel. Sidoqoftë, Ficxherald tha se NATO do të ruajë një prani të saj në Kosovë.
Admirali amerikan, po ashtu vlerësoi se ngritja e bazës ushtarake të Serbisë afër Bujanocit, që ndodhet në kufi me Kosovën, nuk shkel marrëveshjen e Kumanovës dhe nuk paraqet kërcënim për Kosovën.
“Si shtet sovran ka të drejtë ta hapë atë bazë ushtarake, kurse unë nuk e shoh atë aspak si kërcënim për Kosovën”, theksoi admirali Ficxherald.
Admirali amerikan u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes dhe të mos praktikojnë të festojnë me të shtëna armësh për festat e fundvitit, siç ndodh zakonisht në Kosovë.
“Jemi të vendosur që të mos tolerojmë një sjellje të tillë, sepse kjo paraqet rrezik”, vlerësoi admirali amerikan.
Gjatë kësaj vizite, admirali Ficxherald u prit edhe nga udhëheqësit kosovarë, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi si dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
(m.a/ina/BalkanWeb)