E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdini Vij me premtime te mbajtura dhe Elbasani do ma jape serish voten

Kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini rikandidon për këtë post si kandidat i Partisë Socialiste, ka folur për ABC News dhe ka deklaruar se ai vjen në këtë garë me premtime të mbajtura ndaj kërkon sërish votën nga qytetarët e tij.

“Unë vij pas katër vite në krye të Bashkisë së Elbasanit dhe vij me premtime të mbajtura 100%. Në këtë fushatë unë vij me një program të realizuar dhe në bazë të kësaj pune të bërë, kam hartuar një strategji për 4 vitet e ardhshme. Unë kam jetuar dhe do të jetoj në qytetin e Elbasanit dhe e rëndësishme është të duash qytetin tënd dhe unë me këtë motiv kandidoj. “, tha Sejdini.

Ai tha se në këtë fushatë nuk e ndan pjesën politike me atë administrative. “Pjesa politike në fushatën elektorale ka pjesën e saj, por edhe puna e bërë ka pjesën tjetër. Qytetarët do të krahasojnë punën e bërë dhe do të japin dhe vlerësim”, tha kreu i bashkisë së Elbasanit.
Ai theksoi se gjithçka që është bërë në qytetin e Elbasanit në këto 4 vite, është bërë në bashkëpunim me qytetarin dhe nga viti në vit pjesëmarrja e qytetarëve në projektet ë bëra ka qenë e madhe. “Kjo tregon dhe besimin që kanë qytetarët tek unë”, tha ai.

Lidhur me problematikën e Elbasanit që është ndotja, Sejdini tha se unë si kryetar bashkie jam marrë katër vite me këtë çështje, dhe se ka projekte konkrete, programe konkrete që ja ka paraqitur qeverisë. Po r ai nënvizoi se sic duket Ministria e Mjedisit duket se e ka hequr nga harta e qyteteve të ndotura Bashkinë e Elbasanit. Qyteti i Elbasanit është nga më të ndoturit dhe duhen programe dhe projekte të mbështetura nga qeveria për ti dhënë zgjidhje. Ai tha se ky është problemi numër një dhe për këtë duhet mbështetje e qeverisë.

Sejdini ka vlerësuar ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, si një mundësi për qytetarët e Elbasanit. Ai tha se kundërshtari i tij e ka filluar fushatën me fyerje dhe sharje, por se ai nuk do të zgjidhte këtë mënyrë për fushatë elektorale. “Kandidimin tim e mbështes tek puna ime dhe figura ime. “, th Sejdiu.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›