E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Zgjerohen sanksionet kundër Iranit lidhur me Sirinë

Bashkimi Evropian ka imponuar sot sanksione kundër njësisë elite të Gardës Revolucionare të Iranit. BE-ja tha se kjo forcë po furnizon me pajisje dhe ndihmë tjetër presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, për te luftuar kryengritjen pese mujore kundër regjimit të tij.

Në sanksione janë përfshirë edhe disa gjeneralë sirianë dhe ndihmës të afërt të vëllait të Asadit, për të cilin besohet se është në komandën e njësive kundër kryengritësve.

Siria aktualisht është nën sanksione të gjëra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›