Përfaqësimi rajonal, BE: Kosova-Serbia të respektojnë marrëveshjen
BRUKSEL- Bashkimi Europian i ka dërguar mesazh Beogradit, Prishtinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në të cilën ka theksuar domosdoshmërinë që në tërësi të respektohet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve Beta, e cila i referohet një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel. “Janë shumë të qarta porositë që marrëveshja duhet respektuar dhe kjo ka të bëjë me të gjitha palët”,- mesohet të jetë shprehur zyrtari i BE-së.
Mesazhet e Bashkimit Europian dërgohen menjëherë pas braktisjes së forumeve rajonale nga ana e Serbisë gjatë ditëve të fundit. Sipas zyrtarit të Bashkimit Europian është absolutisht në interes te të gjitha palëve dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen dhe respektohen.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)