E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitimi, Bashkia Tiranë ndërhyn në rrugët e amortizuara

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka kryer sot punime për rehabilitimin e rrugës “Shenasi Dishnica”, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Mjetet përkatëse të Bashkisë kanë kryer punime për asfaltimin e kësaj rruge, e cila krijonte probleme për qarkullimin e automjeteve. Rikostruksioni i saj vjen në kuadër të aksionit që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë për rehabilitimin e rrugëve të amortizuara në kryeqytet.

Pas indentifimit të rrugëve që paraqesin probleme, Bashkia ka ndërhyrë në asfaltimin dhe mbushjen e gropave në këto segmente. Deri tani është bërë e mundur rehabilitimi i 50 përqind të tyre. Ndërkohë Bashkia bën të ditur se aksioni do të vijojë deri në rehabilitimin e të gjitha segmenteve. Aktualisht bëhet fjalë për mbi 50 segmente rrugore në kryeqytet.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›