E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ashpërson sanksionet kundër Sirisë

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 19:30

Bashkimi Evropian ka ashpërsuar sanksionet kundër presidentit sirian, Bashar al Assad.

Qeveritë e vendeve të BE-së e shtojnë listën e zezë, nga 35 në 50 personalitete drejtuese të Sirisë.

Po ashtu është kërkuar ngrirja e pasurisë së këtyre personave. Pesë firma janë futur në listën e embargos së BE-së.

Me këto masa, BE proteston kundër shtypjes brutale, që presidenti Assad i bën opozitës në vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›