E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli, lirohen gazetarët ndërkombëtarë

Rreth 35 gazetarë te cilet po mbaheshin si pengje në hotelin Rixos të Tripolit, më në fund janë lënë të lirë. Lajmin e ka konfirmuar korrespodenti i CNN, Matthew Chance, i cili së bashku me kolegët e tij nga BBC, Sky, Fox, Reuters, AP dhe CCTV të Kinës, po mbaheshin brenda hotelit të kontrolluar nga forcat e armatosura të regjimit të Gaddafit. Për mëse 5 netë, ata u mbajtën shpesh në bodrumin e hotelit luksoz dhe u kërcënuan kohë pas kohe.

Sa herë që dikush tentonte të largohej nga hoteli, kishte të shtëna armësh nga njerëzit e Gaddafit.
Ata tashmë janë të lirë dhe po cohen në një vend të sigurtë nga ana e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›