E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit edhe Franca ne ethet e shkurtimeve

Përpjekjet për shkurtimin e defiçitit buxhetor përfshijnë edhe Francën, ndërsa vendi përgatit draftin për financat  e 2012-ës. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka urdhëruar shkurtimin e deficitit si dhe buxhetin për vitin e ardhshëm, kur mbahen edhe zgjedhjet presidenciale me synimin për të  bindur investitorët se Franca do të mbetet jashtë krizës së borxheve të Eurozonës.

Sarkozy ka takuar kryeministrin Francois Fillon dhe ministrin e Financave, Francois Baroin, për masat që synojnë rritjen e të ardhurave nga taksat dhe përqindjet, ndërsa masa të tjera shkurtimesh do të implementohen deri në fund të vitit. Tetë muaj përpara garës presidenciale, Sarkozi po jep sinjale të qarta në favor të masave drastike për reduktimin e borxhit, të tilla si ato që u miratuan në Itali e Spanjë. Socialistët që aktualisht kryesojnë sondazhet e zgjedhjeve, nuk i mbshtesin këto masa.
Të pasurit, do të jenë ata që do të ndjejnë rritjen e taksave, prej të cilave qeveria parashikon të mbledhë 75 miliardë euro. Reduktimet në shërbimet sociale mendohet të shpëtojnë edhe 45 miliardë të tjera.

Kriza e borxheve të eurozonës u mendua se mund të vinte poshtë edhe Francën, në fillim të këtij muaji, pas humbjeve të mëdha që pësuan aksionet e bankave të mëdha franceze. Ndërkohë, me anë të letre të hapur, 16 pronarë e drejtues të kompanive më të suksesshme franceze, përfshirë edhe gruan më të pasur të Europës, trashëgimtaren e shtëpisë L’Oreal, Lilian Betenkurt, ofruan ndihmën e tyre për vështirësitë financiare të vendit, duke kërkuar për veten taksa më të larta. Në listë nuk mungojnë kompanitë Total, Danone, Peygeout-Citroen dhe Air France.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›