Kosor ne Prishtine Kroacia Teresia e paprekshme
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë ka mbështetur tërësinë territoriale të Kosovës dhe ka ofruar gatishmërinë e vendit të saj për të lehtësuar vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, si rruga më e mirë për zgjedhjen e problemeve.
Shefja e qeverisë kroate mbështeti plotësisht deklaratat e bëra nga kancelaria gjermane Angela Merkel në Beograd, qëndrime këto të cilat ajo tha se janë harmonizuar mes tyre gjatë takimit që kanë pasur në Zagreb.
Kryeministrja Kosor u prit me nderimet më të larta shtetërore në Prishtinë.
“Kroacia është e interesuar që të ndihmoj në vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Po ashtu tërësia territoriale e Kosovës dhe kultivimi i të drejtave të barabarta për secilin individ, qytetar apo komunitet janë çështje të cilat Kroacia i mbështet në vazhdimësi”-tha Kosor.
Kryeministri Thaçi premtoi rritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve, dy vendeve mike.
Kjo miqësi është e natyrshme jo vetëm për shkak të së kaluar sonë të përbashkët të luftës sonë për liri por mbi të gjitha për shkak të vizionit tonë të përbashkët të përqafimit të vlerave euroatlantike-perëndimore”-theksoi ajo.
Kryeministrja kroate tha se miqësia në mes të dy shteteve është shumë e vjetër dhe se Kroacia do të jetë miku më i mirë i Kosovës në Evropën Juglindore tash dhe në të ardhmen. Pas takimit me komandantin e KFOR-it Erhard Byhler, Kosor ka vizituar fshatin Janjevë ku është e përqëndruar pakica kroate në Kosovë dhe ka kërkuar përmirësimin e jetesës së tyre.
Me kryeministren Kosor, në Kosovë kanë arritur edhe një grup biznesmenësh, të cilët kanë marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 gusht 2011 )