E Diel, 1 Nëntor 2026

Vala e nxehtë, shtatzënat dhe të moshuar lirohen nga puna

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 20:15

Gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjeç, nesër dhe pasnesër të jepet rekomandimi që të lirohen nga puna për shkak të valës së nxehtë e cila e kaploi Maqedoninë.

Ky është vendim, përkatësisht rekomandim të cilin e solli Qeveria në mbledhjen e mbajtur dje.

Këtë e kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov pas vizitës në spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe akusheri "Nëna terezë" në Çair.

Rekomandohet që personat të cilët kryejnë punë ndërtimtarie në periudhën prej orës 11 deri në orën 16 që të mos i kryejnë ato punë.

Sipas informatave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me temperaturë prej 33 deri 40 gradë, ndërsa pasnesër me temperaturë prej 32 deri 38 gradë gradë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›