E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Volonte Shqiperia me nje progres dhe zhvillim dinamik

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua sot me presidentin e Grupit të Partive Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, eurodeputeti italian Luca Volonte.

Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për takimin me Volonte, si një mbështetës i vendosur i përpjekjeve të shqiptarëve në procesin e integrimit.

Ajo u ndal edhe në zhvillimet më të fundit në vend, duke bërë një ekspoze të shkurtër të treguesve ekonomikë, që e kanë bërë Shqipërinë një vend me rritje ekonomike pozitive, prej 4 %.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se “ajo vazhdon të ketë në rend të ditës plotësimin e 12 rekomandimeve; mazhoranca ka punuar dhe punon fort çdo ditë për ecurinë e reformave.

Ndërkohë opozita për dy vjet, me taktikën e bllokimit, nuk voton ligjet me 3/5 e votave, një ndër benchmark-et kryesorë të Brukselit" .

Eurodeputeti italian Luca Volonte vlerësoi kontributin e rëndësishëm që Shqipëria jep për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai përgëzoi Kryetaren e Kuvendit për progresin dhe zhvillimin dinamik të Shqipërisë.

Kryetarja Jozefina Topalli rikonfirmoi se integrimi dhe ekonomia do të vijojnë të jenë prioritet i axhendës së Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›