Berisha Zero tolerance ndaj korrupsionit dixhitalizimi e lufton ate
Me sistemin dixhital, qytetarët do të përfitojnë shërbimet më transparente. Në të njëjtën kohë, dixhitalizimi lufton edhe korrupsionin.
Kështu u shpreh Kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së përurimit të sistemit të informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Sipas tij, qytetarëve me anë të sistemeve të tilla do t’u ofrohen shërbime më transparente, duke luftuar kështu abuzimet.
“Sistemi dixhital përbën një hap pozitiv për vendin.
Ai jep kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe kjo ka një vlerë të madhe, pasi ne e kemi shpallur këtë një nga prioritetet themelore të kësaj qeverie, njësoj si atë Shqipëria Dixhitale”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Më tej, Berisha kërkoi gjithashtu përmirësimin e shërbimit të dhënies së patentave, duke e konsideruar këtë praktikë me rëndësi jetike.
Sipas projektetit të informatizimit dhe automatizimit të shërbimit të transportiti rrugor, qytetarët do të bëjnë regjistrimin e makinave, të targave apo do të paguajnë taksat në një kohë shumë të shkurtër.
Për t’u bërë pjesë e shërbimeve të transportitit rrugor, tashmë qytetarët do të paraqesin vetëm mjetin e identifikimin si dhe dokumentin e origjnal të automjetit.
Do të jetë sistemi që do të gjenerojë të dhënat për çdo përdorues, duke shkëmbyer informacion nga institucionet e tjera, që ka lidhje.