Haxhinasto E ardhmja e gjithe rajonit eshte ne Bashkimin Evropian
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvillon takime në Brazil, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe Kosova.
Në ditën e parë të vizitës së tij në Brazil, ai u prit nga Zv.Presidenti i Republikës Federative të Brazilit, Michel Miguel Elias Temer Lulia.
Gjatë këtij takimi, Haxhinasto e falënderoi Zv.Presidentin Brazilian për ndihmën dhe mbështetjen për pranimin e Shqipërisë, me statusin e vendit vëzhgues në Organizatën e Vendeve Amerikane.
Duke folur për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, Haxhinasto theksoi se e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.
Lidhur me Kosovën, ai tha se pavarësia e Kosovës ka forcuar stabilitetin e sigurinë në rajon, si dhe ka ndikuar pozitivisht në drejtim të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës dhe gjithë rajonit, duke i kërkuar Brazilit të rikonsiderojë shqyrtimin e njohjes së shtetit të ri të Kosovës.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve duhet të forcohen dhe zhvillohen, sepse ka potenciale akoma të pashfrytëzuara dhe mjaft fusha me interes të ndërsjellë.
Nga ana e tij, Zv.Presidenti i Brazilit tha se vlerëson angazhimin e ministrive të jashtme të dy vendeve për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe njëkohësisht ai shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme për forcimin e marrëdhënieve parlamentare, si një element mjaft i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh.
“Shqipëria, tha Haxhinasto, është një vend që ndjek me vëmendje zhvillimet globale dhe plotëson detyrimet ndërkombëtare dhe në ketë aspekt ai përmendi kontributin e vendit tonë në Afganistan, por edhe angazhimet në Tunizi dhe Libi”.
Në këtë kuadër, ai kërkoi mbështetjen e Brazilit për kandidaturat shqiptare në forumet ndërkombëtare, duke u përqendruar në kandidimin për anëtar jo të përhershëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për periudhën 2022-2023”.