E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Të pushojnë përpjekjet për gjykime politike



Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi kërkesën e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit për seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha pas takimit se do të kërkohet që "njëherë e mirë të pushojë çdo përpjekje për ndjekje dhe gjykime politike".

Krasniqi tha se Kryesia ka vendosi që peticioni me rreth 150 mijë nënshkrime t'i dorëzohet Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›