E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE bisedimet per buxhetin ne 2013

Liderët e Bashkimit Europian të mbledhur në Bruksel kanë dështuar për të arritur një marrëveshje për një buxhet të ri 7 vjecar për bllokun e vendeve. Bisedimet janë ndërprerë pasi pjesa më e madhe e vendeve kanë kundërshtuar kërkesën për reduktimin e shpenzimeve, të bërë nga Britania e Madhe dhe aleatët e saj. Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompi, i cili dhe ka kryesuar bisedimet me përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare. Është shprehur se pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, shtetet anëtare ishin shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që me shumë gjasa do të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Puna do të vazhdojë, por ashtu si u shprehëm dhe në deklaratën për të cilën ra dakord Këshilli Europian, ka ende përplasje për sa i përket këndvështrimeve. Gjithësesi ka shumë mundësi për të arritur një marrëveshje të mundshme në fillim të vitit të ardhshëm”
Liderët kanë kanë mandatuar Van Rompi dhe Presidentin e Komisionit europian Hoze Manuel Barrozo për tu përpjekur në mbylljen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve anëtare në javët e ardhshme. Zyrtarë kanë thënë se data më e afërt për rifillimin e bisedimeve do të jetë muaji shkurt i vitit 2013. Mosmarrëveshjet kryesisht kishin të bënin me pamundësinë për të gjetur hapësira për shkurtime të mjafuteshme në shpenzime në mënyrë që të binin dakord të gjitha shtetet anëtare në Bashkimin Europian, në mënyrë të vecantë Britania e Madhe dhe vendet e europës veriore. Van Rompi është përpjekur që të shuajë mosmarrëveshjet duke u shprehur se bisedimet rreth buxhetit janë gjithnjë komplekse dhe se zakonisht duhen dy raunde negociatash para se ato të finalizohen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›