BE dhe Ballkani duan veprime, jo fjale nga "Serbia e re"
Nga Ellie Tzortzi
Zgjedhja e nje qeverie properendimore kete jave tregoi se Serbia me ne fund eshte kthyer nga Evropa, duke u larguar nga nacionalizmi provokues i viteve 1990. Fqinjet e saj ne Ballkan dhe Bashkimi Evropian tani shpresojne qe ajo t'i ktheje fjalet ne vepra. Kjo e ka burimin pjeserisht nga frustrimi i perendimoreve ndaj kundershtimit te hapur serb dhe qendrimit me dy kuptime lidhur me rolin e saj si agresori kryesor i lufterave jugosllave te viteve 1990.
Por, pervec kesaj, ne nje mase te madhe edhe per shkak te shqetesimeve mbi formimin e koalicionit te ri, nje aleance heterogjene e Demokrateve properendimore dhe Socialisteve te ish-autokratit Sllobodan Milloshevic, me teknokratet e tregut te lire dhe populisteve mbeshtetes te shtetit social.
"Serbia ka qendruar per nje kohe te gjate ne nje udhekryq", thote Daniel Server, i Institutit amerikan te Paqes. "Ne kemi harxhuar vite e vite per te mos degjuar cdo gje qe thote Beogradi, por vetem ato gjera qe ne do te donim te degjonim, premtime boshe. Kjo qeveri do te jete gjykuar nga ajo qe ben, jo nga ajo qe thote".
Partite e koalicionit kane nje deshire te perbashket per te futur Serbine ne BE. Plani i tyre sesi duhet shkuar atje - ndersa rigjallerojne ekonomine dhe duke zhvatur ish-krahinen e Kosoves - deri tani duket i turbullt.
"Nisur nga numri i partive ne koalicionin qeverises dhe pikepamjet shume te ndryshme, mund te jete e veshtire t'i mbash ato te gjitha se bashku, duke kenduar te njejten kenge", shkruante kete jave ne nje koment, ish-ambasadori amerikan ne Serbi, William Montgomery.
Europarlamentarja Doris Pak thote se BE-ja ishte e kenaqur se qeveria e re do te ishte properendimore, por ishte informuar mbi "historine shume te keqe, shume te ngarkuar" te Socialisteve, te cilet qeverisen Serbine gjate nje dekade lufterash dhe izolimi ne vitet 1990. Demokratet duhet t'ua bejne te qarte Socialisteve rendesine e bashkepunimit me Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage, e cila merret me ceshtjet qe jane te lidhura me lufterat jugosllave, tha ajo, ose rruga e Serbise drejt BE-se do te mbetet e bllokuar.
"Ne nenshkruam Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) perpara zgjedhjeve kunder kushteve qe kishim vendosur perpara, por ne jemi shume te qarte se ajo nuk do te ratifikohet derisa bashkepunimi me Hagen te jete i plote", tha ajo.
Pervec kesaj, Pack tha se Beogradi duhet te zgjidhe nacionalizmin e vazhdueshem qe e ka prejardhjen nga mohimi dhe injorimi i rolit te Serbise ne lufterat ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove. Njerezve u duhet thene, thote ajo. "Nese ata nuk e kuptojne perse Radko Mlladic duhet te shkojne ne Hage, per ne nuk do te jete e mundur qe te hapim me shume dyert sesa kemi bere tani".
Ekuilibra delikate
Nje diplomat perendimor ne Beograd thote se disa shtete te BE-se mendojne se Brukseli ka bere mjaftueshem per momentin, duke u dhene embelsira te tilla si MSA-ne per te kaluar zgjedhjet e majit per kampin properendimor. "Ne e dime se koalicioni eshte ngritur mbi ekuilibra delikate dhe ne deshirojme qe ai te funksionoje, por kushtet jane te qarta: dorezimi i te kerkuarve, pershpejtimi i reformave, fillimi i te qenit me realiste mbi Kosoven", tha ai.
Diplomati thote se shpresat e BE-se per zhvendosjen e pikes se referimit mbi Serbine dhe Ballkanin veshtire se mund te ndodhe "per disa muaj", pasi votuesit irlandeze e hodhen poshte Traktatin e Lisbones - nje plan reformash qe shikohej nga disa shtete te medha si vendimtar per zgjerimin e metejshem te BE-se.
Por Beogradi eshte i deshperuar per nje sinjal te vendosur nga BE-ja, me qellim qe te terheqe investitore dhe te ndihmoje "bromin" ekonomik dhe politikat bujare sociale qe ai ka premtuar.
Dragana Ignjatovic, analiste ekonomike per kompanine "Global Insight", thote se investitoret do te mbeten te kujdesshem, derisa qeveria e re te tregoje ngjyrat e saja te verteta.
"Po, Serbia ka nje qeveri properendimore, por ka gjithashtu edhe nje opozite shume te forte", thote ajo. "Dinamika midis Socialisteve dhe Demokrateve duhet te paraqese vetveten me qarte perpara se investitoret te fillojne te duken serish ne vend".
Pervec krimeve te luftes, prova tjeter kryesore per Beogradin ne rrugen drejt BE-se do te jete qendrimi i tij ndaj Kosoves. Krahina me shumice shqiptare shpalli pavaresine ne shkurt, nente vjet pasi NATO-ja deboi forcat serbe dhe OKB-ja mori kontrollin mbi te. Serbia dhe Rusia kundershtojne shkeputjen e mbeshtetur nga Perendimi. Beogradi tani eshte duke forcuar kontrollin mbi minoritetin serb dhe duke bllokuar nje mision te BE-se qe duhet te mbikeqyre shtetin e ri.
Server thote se Beogradi duhet te ndaloje agjitacionin per ndarjen e Kosoves sipas linjave etnike, ose do te rrezikoje te provokoje minoritetet shqiptar ne jug te Serbise dhe ne Maqedoni, te cilat mund te ndjekin pas Kosoven duke u rebeluar.
"Nese Kosova nuk do te marre lekundjen e duhur, nese Kosova do te filloje te duket sikur nuk eshte realisht e pavarur, kjo do te zgjonte me shume lehtesi gjigantin pan-shqiptar, dhe kjo do te ishte shume e demshme per Maqedonine dhe Serbine", thote Server.
Por nje Serbi pragmatike do te kishte nje efekt pozitiv mbi rajonin, duke lejuar Kosoven qe te stabilizohet dhe duke dhene nje influence te moderuar mbi pjesen serbe te Bosnjes. "Varet nga Serbia nese procesi i integrimit te Ballkanit ne BE do te levize me shpejte ose me ngadale", thote Dukagjin Gorani, keshilltar i Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci. "Qeveria e re e Serbise duhet te jete pjese e zgjidhjes, jo pjese e problemit".
Reuters