E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet, nisme per qytetin e ri

PRISHTINE - Projekti "Gracanica e re", me vlere rreth 600 milione euro, eshte promovuar dje nga nje parti serbe e Kosoves, ne prag te Konferences se Donatoreve te 11 korrikut ne Bruksel. Ky projekt per infrastrukture e ndertime, sipas standardeve evropiane, eshte per komunen e re te Gracanices, me shumice serbe, te parashikuar ne decentralizimin sipas planit Ahtisari. "Ideja nuk eshte qe Gracanica te jete nje vend vetem per serbet, por edhe per shqiptaret dhe komunitetet e tjera qe jetojne ne kete vend", tha kryetari i Partise Liberale te Pavarur (SLS), Slobodan Petrovic.

Nje nga dy ministrat serbe ne qeverine e Kosoves, ministri i Punes e Mireqenies Sociale, Nenad Rashic, deklaroi se SLS-ja ka punuar gjithnje ne drejtim te zhvillimit dhe komunikimit mes shqiptareve dhe serbeve, por edhe te komuniteteve te tjera qe jetojne ne Kosove. "Mendoj se edhe ky projekt deshmon angazhimet per te miren e te gjithe qytetareve te Kosoves", tha ai. Gracanica eshte "enklave serbe", ne periferi te Prishtines.

PROJEKTI

Zyrtare nga Partia Liberale e Pavarur Serbe e Kosoves, thane se ky projekt parasheh nje komune shumetnike sipas Planit te Ahtisarit, i perkrahur nga bashkesia nderkombetare dhe qeveria e Kosoves. Projekti do te realizohet ne pese faza dhe do te kushtoje rreth 600 milione euro. Kryetari i Partise Liberale te pavarur, Sllobodan Petrovic, tha se plani i Ahtisarit parasheh decentralizimin, apo formimin e komunave te reja, e njera nga to eshte edhe ajo e Gracanices. "Dihet se ne kete pjese ka shume serbe, por ka edhe shqiptare, andaj ky projekt ju takon te gjitheve", ka thene Petrovic.

PERPJEKJE

Ndersa, ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale, Nenad Rashic, deklaroi se SLS-ja gjithnje ka punuar ne drejtim te zhvillimit dhe komunikimit mes shqiptareve dhe serbeve, por edhe komuniteteve tjera qe jetojne ne Kosove. "Kjo do te deshmon qe jemi ne hap qe do te vertetoje drejtimin e Qeverise, dhe ka me plotesuar kushtet per te gjithe qytetaret e Kosoves", ka thene Rashic. Autori i projektit Lulezim Nixha, tha se sipas ketij projekti Gracanica parashihet te jete nje qytet i ri, qe do te realizohet ne faza duke filluar nga infrastruktura e pastaj objektet kapitale dhe shoqerore, kulturore e sportive, sipas standardeve evropiane. "Ky eshte vetem nje projekt nese e merr driten jeshile, behen hulumtimet e asaj hapesire. Ky eshte nje projekt qe shkon vetem per Konferencen e donatoreve dhe te shihet a ka interes, a te investohet ne nje qytet te tille, a eshte ne interes te Kosoves", tha Nixha.

"GRACANICA E RE"

Hartimi i projektit "Gracanica e re", ka filluar para disa muajve me iniciative te SLS-se dhe Qeverise se Kosoves dhe parashihet te ndertohet me standarde evropiane. Qyteti i ri parashihet te ndertohet ne nje hapesire prej rreth 220 hektaresh dhe te kete 21 mije banore. "Gracanica e re" parashihet te jete nje qytet shumetnik sipas Planit te Ahtisaarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›