Njohja e kufijve, hapi i pare per hyrje ne KE
LONDER - Perfaqesuesja e perhershme e Britanise se Madhe ne Keshillin e Evropes, Eleanor Fuler deklaroi dje se autoritetet e Kosoves duhet te aplikojne per njohjen e kufijve te Kosoves nga vendet anetare te Keshillit te Evropes. Ne nje interviste qe i dha BBC-se, ajo ka premtuar ndihmen e Londres zyrtare per njohjen e pavaresise se Kosoves nga sa me shume shtete dhe anetaresimin e saj ne Keshillin e Evropes. Fuler pohoi se Keshilli i Evropes mund te kontribuoje mjaft ne Kosove, "prandaj ne e mbeshtesim fuqishem punen e Keshillit te Evropes ne sundimin e ligjit, te drejtat e njeriut dhe demokracine dhe ne deshirojme qe kjo pune te vazhdoje ne Kosove". Duke folur per mungesen e konsensusit ne Keshillin e Evropes per pavaresine e Kosoves, Fuler siguroi se nuk ka asnje vend anetar qe deshiron te shohe nje damke te zeze ne aspektin e te drejtave te njeriut ne Kosove, prandaj Keshilli i Evropes do te vazhdoje te mbeshtese Kosoven ne respektimin e te drejtave te njeriut, minoriteteve, sundimin e ligjit dhe demokracine.
Fuler evidentoi dhe deshiren qe "ta shohim Kosoven duke zene vendin e saj ketu ne Strasburg, si anetare me te drejta te plota ne Keshillin e Evropes sa me shpejt te jete e mundur". Megjithate ajo konsideroi se "ende nuk ka kushte per Kosoven qe t'i bashkohet Keshillit te Evropes menjehere, prandaj autoritetet duhet te aplikojne per njohjen e kufijve te Kosoves nga vendet anetare te Keshillit te Evropes dhe nderkohe te aplikoje per anetaresim". Sipas Fuler, fakti qe autoritetet e Kosoves i marrin shume seriozisht keshillat dhe udhezimet e Keshillit te Evropes dhe i zbatojne rekomandimet tona ne praktike do te ndihmoje shume kur te vije koha per te aplikuar per anetaresim.