E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe FMN, 60 miliarde euro ne vit Greqise

Qeveria greke ra dakord me Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) dhe me Bashkimin Evropian per arritjen e nje marreveshjeje per ndihma financiare prej miliarda eurosh. Marreveshja kerkon sipas kryeministrit, Jorgos Papandreu "sakrifica te medha" nga greket. "Keto jane sakrifica te renda, por te nevojshme, pa te cilat Greqia do te falimentonte", tha Papandreu. Pengimi i falimentimit shteteror ka qene per qeverine synimi primar, tha kryeministri grek. Kryeministri Papandreu tha se Greqia ka nevoje financiare prej 60 miliarde eurosh ne vit. Dhe kjo shifer eshte me e larte se ajo qe prisnin ekspertet e financave. Ekspertet paten llogaritur me pare nje shifer prej 120 miliarde eurosh per tri vitet e ardhshme. Ekspertet e ekonomise mendojne se edhe brenda Euro-Zones duhet te ndryshoje dicka. Themelimi i Bashkimit Monetar ka qene ne radhe te pare nje vendim politik, ndersa ne radhe te dyte nje vendim ekonomik. Ai ishte menduar si nje projekt per kohet e bukura. Tani ne nje kohe me stuhi, e cila po zgjat qe prej nje kohe te gjate, gati askush nuk "can koken" per rregullat e stabilitetit. Ne te ardhmen shkembimi i ndersjellet i informatave mes vendeve te BE-se duhet te jete shume me i mire, ne menyre qe krizat te parandalohen me kohe. Nga ana tjeter masat e kursimit ne Greqi, synojne masat per rritjen 2% te TVSH-se, 10% te taksave te karburanteve, cigareve dhe pijeve, shkurtimet e pagave te 13-te dhe 14-te ne sektorin publik si edhe pensioneve respektive mbi 2.500 euro, perfshi deputetet dhe nepunesit e Parlamentit, jane vetem nje pjese e paketes se gjere dhe te rrepte te masave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›