E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durresit me sportele te reja

Porti i Durresit, i konsideruar si nyja me e rendesishme per levizjen e udhetareve, se shpejti pritet te jete gati per te pritur fluksin e madh te shtetasve, te cilet futen ne vendin tone. Per te perballuar fluksin e pasagjereve, i cili pritet te nise se shpejti, jane marre masa per celjen e sporteleve shtese, si per pasagjeret ashtu edhe per ata qe vijne me automjete. Ndersa ne gatishmeri jane vene edhe hapesira te reja. Drejtori i Portit te Durresit Eduart Ndreu, deklaroi se do te krijohen hapesira te reja, te cilat do te lehtesojne levizjen si dhe perpunimin sa me te shpejte te udhetareve. Nderkaq, nga ana e autoritetit portual eshte bashkerenduar puna edhe me Policine Kufitare si dhe doganen, duke vene ne sherbim te udhetareve te gjithe doganieret dhe sportelet e kontrollit kufitar ne sherbim te plote me qellim shmangien e vonesave dhe radhet e gjata. Porti i Durresit, si nje nga portet me te vjetra te Evropes ne detin Adriatik dhe nje nga krye urat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas, ndodhet 36 km ne lindje te kryeqytetit, Tiranes, ne pjesen jug-perendimore te qytetit te Durresit dhe ne pjesen veriore te gjirit te Durresit, i cili eshte rreth 18 km i gjate nga veriu ne jug, me nje vije bregdetare per rreth 7 km per ne lindje. Ne perendim te vijes ujore thellesia eshte me shume se 10 metra. Gjiri i Durresit eshte i mbrojtur mire nga ererat veri-perendimore, nga Gjiri i Lalzit si dhe nga ererat lindore dhe juglindore qe vijne nga toka.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›