BE dhe FMN ndërpresin bisedimet me Hungarinë

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ndërprerë bisedimet paraprake me Hungarinë për paketën e ndihmës financiare si rezultat i përpjekjeve të qeverisë hungareze për kufizimin e pavarësisë së Bankës Qëndrore.
Në nëntor Hungaria njoftoi se do të kërkojë një marrëveshje për ndihmë të papërcaktuar nga FMN dhe BE.
Vëzhguesit ndërkombëtarë ,BE dhe FMN, kanë qenë kritikë ndaj hapave të ndërmarrë nga kryeministri, Viktor Orban për ushtim më të madh pushteti në Bankën Kombëtare të Hungarisë, të drejtuar nga Andras Simor.
Ligji i ri që rregullon Bankën qendrore është duke u debatuar në parlament, dhe të mërkurën, u mësua se qeveria po përgatiste gjithashtu një plan për bashkimin e Bankës Qëndrore dhe rregullatorit financiar të Hungarisë.
Në një deklaratë nga zyra e Komisionerit të Çështjeve Monetare të BE-së, Olli Rehn, njoftoi sot se FMN dhe BE "kanë vendosur të ndërpresin misionin përgatitor".