E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistan, protestat e punëtorëve, rritet numri i viktimave

10 persona janë vrarë gjatë ditës së sotme nga forcat e sigurisë së Kazakistanit. Lajmi u bë i ditur nga prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit, Askhat Daulbajev, i cili deklaroi se policia ka vrarë 10 civilë gjatë përleshjeve me demonstruesit në qytetin e naftës, Zhanaozen.

Daulbajev mohoi faktin se forcat e sigurisë kanë qëlluar me armë në protestues.

Përleshje të dhunshme u shënuan më herët midis policisë dhe demonstruesve në Zhanaozen ku punëtorët kanë protestuar për paga më të larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›