Majko: Mirëpres vendimin, por mbetet kandidaturë

Një ndër emrat më të njohur të selisë rozë Pandeli Majko do të braktisë punën e tij në Kuvendin e Shqipërisë për një tjetër post, atë të sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Nëse Majko do të jetë në preferencat e sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së Ban ki Moon do të drejtohet drejt New Yorkut dhe është i detyruar të lëre mandatin e tij të deputetit të Partisë Socialiste.
Majko është shprehur se "Unë jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë kombeve të bashkuara, në pozicionin e ndihmës sekretarit te pergjithshëm të europës dhe vendeve të ish bashkimit sovietik dhe kaukazit.Për një politikan karrierë si unë, pavarësisht moshës time të re, është gjithmonë i mirëpritur rasti për të dhënë kontributin individual përtej kufijve kombëtar. Marrja në konsideratë për të qenë pjesë e mundshme e një qeverisje globale do të ishte një nder për cilindo politikan karriere. E theksoj dhe njëherë se kandidimi i emrit tim është thjesht në stadin e kandidaturave jo të pakta që arrijnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, dhe që në fund është Shkëlqesia e tij Zt. Ban Ki-moon ai i cili do të përzgjedh kandidaturën më të përshtatshme.Unë vazhdoj të jem deputet i Partisë Socialiste dhe të jap kontributin tim gjithashtu brenda Kryesisë së Partisë Socialiste".
Pandeli Majko mund të zëvëndësohet nga një femër, Irena Kallco.